Vushtrria feston ditët e Hasan Prishtinës, nuk e fton Aida Dërgutin

Mitrovica

Vushtrria feston ditët e Hasan Prishtinës, nuk e fton Aida Dërgutin

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:47
Aida Dërguti

Aida Dërguti, deputete në Kuvendin e Kosovës me prejardhje nga Vushtrria, po ankohet ngase organizatorët e festivalit të parvjetshëm “Ditët e Hasan Prishtinës”, e që janë përfaqësuesit e komunës së Vushtrrisë nuk e kanë ftuar atë për të marrë pjesë.

Dërguti konsiderohet anëtare e familjes së Hasan Prishtinës, meqë stërgjyshja e saj ka qenë halla e tij.

“Halla e Hasan Bej Prishtinës, ka qenë stërgjyshja ime (gjyshja e gjyshes sime nga ana e nënës). Veç desha të ua kujtoj organizatorëve të manifestimeve në Vushtrri, nëse nuk duan të më ftojnë si deputete e Vushtrrisë, së paku si familjare e kanë obligim”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj në Facebook.

Komuna e Vushtrrisë që prej zgjedhjeve të fundit lokale bashkëqeveriset nga LDK, AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje prej së cilës Dërguti është ndarë për t’u bashkuar me grupin e të pakënaqurve në Partinë Social Demokrate. Biseda e Dërgutit në viber me disa aktivistë të VV-së ku ajo ofendon Albin Kurtin, e cila kishte dalë në opinion pati shkaktuar një varg polemikash dhe akuza ndërmjet anëtarëve më të lartë të LVV para ndarjes së kësaj partie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat