Bahtiri nuk i komenton lëvizjet e KFOR-it në Ujman, por thotë askush s’mund të luajë me ligjin

Mitrovica

Bahtiri nuk i komenton lëvizjet e KFOR-it në Ujman, por thotë askush s’mund të luajë me ligjin

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:42
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, në emisionin e sotëm ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, nuk ka dashur të komentojë lëvizjet e KFOR-it në dhe rreth liqenit të Ujmanit, të cilat janë raportuar nga shtypi serb.

I pyetur nëse mund të konfirmojë një lajm të tillë, Bahtiri ka thënë se nuk është në autoritetin e tij të pohojë e as të mohojë një gjë të tillë, porse sipas tij të gjithë mekanizmat e duhur janë duke kryer punët e veta dhe shteti është i fuqishëm për të zbatuar rend dhe ligj.

“KFOR-i ka misionet e vet dhe vendimet i merr në të mirë të qytetarëve në çdo vend ku mund të ndodhë diçka. Për më tepër nuk dua të komentoj asgjë për arsye se secili organ, qoftë ushtarak, qoftë institucional, qoftë politik, qoftë i sigurisë, emergjenca, Policia, zjarrfikësit, spitalet,  secili pra e ka përgjegjësin e vet dhe përgjigjen për atë që e kryejnë”, tha Bahtiri, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri më tej ka shtuar se shteti e ka seriozisht nëse veç dikush mendon që të luajë me ligjin.

“Kushdo që dëshiron të shkel ligjet e Republikës së Kosovës pavarësisht çfarë funksioni ka, do të ndëshkohet shumë fuqishëm . Të jeni të bindur”, tha Bahtiri duke shtuar se gjendja është dhe do të jetë e qetë në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat