Fevzi Sylejmani, emërohet drejtor i QKMF- së në Mitrovicë

Mitrovica

Fevzi Sylejmani, emërohet drejtor i QKMF- së në Mitrovicë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:12
Agim Bahtiri dhe Fevzi Sylejmani

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF ) në Mitrovicë, është bërë dorëzim-pranimi i detyrës së drejtorit të ri të kësaj qendre. Dr. Fevzi Sylejmani, e ka pranuar detyrën e drejtorit nga drejtori i deritashëm i QKMF-së, Vllaznim Hoti.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe  kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe drejtorë tjerë komunal.

Kryetari Bahtiri me këtë rast falënderoj të gjithë personelin shëndetësorë të QKMF-së për punën e ë palodhshme dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë.

“Është kënaqësi të jem pjesë e kësaj ceremonie andaj fillimisht dua të falënderoj Vllaznim Hotin, drejtorin e deritanishëm për angazhimin dhe punën e tij të palodhshme  gjatë këtyre viteve. Shpresoj që kjo punë e mirë do të vazhdoj edhe më tutje. Është mirë që të vazhdoni të jeni të përkushtuar  maksimalisht në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve e sidomos gjatë këtyre muajve  kur kemi edhe vizita të shumta nga bashkatdhetarët tanë që punojnë jashtë vendit. Ata duhet të jenë të kënaqur me shëndetësinë tonë dhe të kenë mbresa të mira se vendi ynë është duke shkuar rrugës së duhur. Ne si komunë e kemi prioritet shëndetësinë, andaj edhe jemi duke bërë më të mirën që qytetarët të marrin shërbime të duhura dhe profesionale shëndetësore në të gjitha qendrat shëndetësore. Komuna në të ardhmen  do të ndërtoj edhe qendra të reja shëndetësore, ambulanten  specialis tike, projekte këto që shpresojmë se do të fillojnë së implementuari sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa Fevzi Sylejmani, drejtor i ri i QKMF-së, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e tij dhe përkushtimin e institucioneve lokale në përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë. Ai premtoi që do të jap angazhim e tij dhe tërë stafit shëndetësorë në ngritje të kualitetit të shërbimeve mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat