Policia gjen në veri të Mitrovicës sasi të mallit pa dokumente

Mitrovica

Policia gjen në veri të Mitrovicës sasi të mallit pa dokumente

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 16:28
Sasia e mallit

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Mitrovicë-veri ka siguruar informacione se në Fshatin Zherevnicë – Zveçan gjendet një depo ku në të ka mallra komerciale të ndryshme për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri  kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan ,  dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin  Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë është  kryer kontroll në depon në fjalë.

Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.

Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit  nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor.

 - Verë Chardanay 192 shishe , - Verë Krstac 360 shishe  , - Verë Vranac 3396 shishe , - Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse , - Rafta metalik 9 (nëntë) cope , - Fotokopje Color 9 (nëntë) cope , - Kompresor 1 ( një ) cope ,  - Vaj motorik 15ë40 - 2915 lit. , - Vaj hidraulik HL68 - 300 lit. , - Tretës Nitro - 14.628 lit. , .

Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat