U përurua rruga Bare (Mitrovicë) - Gumnishtë (Vushtrri)

Mitrovica

U përurua rruga Bare (Mitrovicë) - Gumnishtë (Vushtrri)

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:26
Pal Lekaj, Agim Bahtiri dhe Xhafer Tahiri

Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë përuruar rrugën Bare-Gumnishtë, rrugë kjo që i lidhë Mitrovicën me Vushtrrinë dhe që i jep perspektivë zhvillimit të turizmit të Shalës së Bajgorës.

Ministri Lekaj, duke i falënderuar dy kryetarët e komunave  të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, tha se ky projekt është një ndër projektet e shumta që Ministria e Infrastrukturës po i zhvillon në shërbim të qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit të kësaj ane. Lekaj Po ashtu tha se ky projekt ka rëndësi që qytetarët e kësaj ane të mos shpërngulen nga kjo zonë dhe ta zhvillojnë turizmin në vendin e tyre.

Kryetari Bahtiri e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e shumë projekteve të komunave të Kosovës dhe e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm këtë rrugë, e cila i lidhë dy qytetet. Kurse edhe kryetari Tahiri tha se ky projekt do të kthej gjallërinë në këtë pjesë të bukur të Kosovës, Shalës së Bajgorës dhe për këtë projekt meritori kryesor është ministri Lekaj, i cili po i jep rëndësi kësaj zone.

Kryetari Tahiri ka ndarë shqetësimin e dy komunave, lidhur me zgjerimin e rrugës në Vushtrri, ndërsa ministri Lekaj i ka siguruar dy kryetarët se tashmë janë kontraktuar tri kompani dhe se së shpejti do të gjendet zgjidhja dhe punimet do të vazhdojnë sipas projektit dhe planit të paraparë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat