Mitrovica organizon vrapim për nder të Enver Zymberit

Mitrovica

Mitrovica organizon vrapim për nder të Enver Zymberit

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 14:43
Enver Zymberi

Të enjten në Mitrovicë mbahet vrapimi tradicional “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit ”.

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Federatën e Atletikes së Kosovës, Klubet e atletikës “Trepça”,”Trepça’89” dhe “Mitrovica” si dhe Policinë e Kosovës, organizon vrapimin rrugor në përkujtim të 7 vjetorit të rënies heroike të policit Enver Zymberi.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Kulturës pritet që në këtë vrapim të marrin pjesë më shumë se 500 atletë nga mbarë trevat shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Vrapimi tradicional mbahet të enjten me fillim në ora 18:00 dhe fillon para ndërtesës së komunës në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat