Një delegacion i Komunës së Mitrovicës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Mitrovica

Një delegacion i Komunës së Mitrovicës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:25
Delegacioni i Komunës së Mitrovicës

Një delegacion i Komunës së Mitrovicës në përbërje Faruk Mujka, nënkryetar, Tafil Peci, drejtor i Drejtorisë për Kulturë dhe Sport, Nehat Bahtiri, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Eroll Zekerija, këshilltarë në Ministrinë e Administratës Publike në Prishtinë, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Komunën Inegyl të Turqisë.

Pritjen e parë për delegacionin e Komunës së Mitrovicës e kishte organizua ish kryetari i Komunës Inegyl, Alinur Aktash, që këtë  Komunë e ka drejtuar 14 vjet me radhë, ndërsa tani është kryebashkiak i qytetit të katërtë për nga madhësia në Turqi, Bursa.

Kryebashkiaku Aktash dhe delegacioni i Mitrovicës e kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Inegylit, me të cilin qytet Mitrovica është e binjakëzuar.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi të thellohet dhe të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen dhe që përveç bashkëpunimit në fushën e kulturës, ai të zgjerohet edhe në fusha tjera dhe sidomos në  realizmin e projekteve të ndryshme zhvillimore dhe ekonomike, për çka u tha se të dyja komunat kanë potencial të mirë,

Delegacioni i Komunës së Mitrovicës shfrytëzoi rastin që Alunr Aktash, që është një mik i mirë i Mitrovicës dhe mitrovicasve ta falënderoj për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e disa projekteve  në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat