Ndihmohen familjet e ndërtesës që u përfshi nga zjarri në Stantërg

Mitrovica

Ndihmohen familjet e ndërtesës që u përfshi nga zjarri në Stantërg

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:42
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri tha se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar shumë shpejt dhe nuk ka lejuar që zjarri të zgjerohet.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ajo për Integrime Evropiane dhe Mbrojtje Sociale në Mitrovicë kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’iu ndalë në ndihmë banorëve të ndërtesës që u përfshi nga zjarri në rrethana të panjohura në rrugën e Kristaleve në Stantërg.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri tha se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar shumë shpejt dhe nuk ka lejuar që zjarri të zgjerohet.

“Ne jemi përkujdes për ofrimin e ndihmës emergjente për familjen e dëmtuar më së shumti, por edhe për familjet tjera në nevojë. Do të ndërmarrim të gjitha masat që familjet e ndërtesës të ndihen  të sigurta”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë për Integrime Evropiane, Nazan Kërveshi, tha se kanë ofruar pako me ndihma ushqimore për të gjitha familjet, ndërsa që për familjen e dëmtuar më së shumti, do të sigurohen të gjitha ndihmat e nevojshme.

Ndryshe, në ndërtesën e vjetër që ishte pronë e Minierës me Flotacion “Trepça” në Stantërg  po banonin disa familje me gjendje të rëndë sociale. Përveç dëmeve materiale, në këtë incident zjarri lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë trajtuar nga mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat