Po vazhdon ndërtimi i murit te ura e Ibrit

Mitrovica

Po vazhdon ndërtimi i murit te ura e Ibrit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:25
Mitrovicë

Punimet në ndërtimin e murit në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Muri që po vendoset në rrugën ‘Kolashinska’ afër sheshit ‘Kral Petar’me gjerësi rreth 50 metra, do të jetë i gjatë 37.5 metra, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 deri në 70 centimetra.

Në mes të dy mureve të betonit do të krijohet hapësirë prej rreth 50 centimetra e cila do të shërbejë për mbjelljen e luleve. Po ashtu në një perimetër prej 9 metrash nuk do të ketë mur, por do të vendosen shtylla lëvizëse që në rast nevoje të mundësojnë qarkullimin e automjeteve me emergjencë. Një pjesë e këtij muri është betonuar të shtunën, pjesa tjetër po vazhdon sot, ndërsa përfundimi i komplet murit me beton do të realizohet ditën e nesërme. Punimet në ndërtimin e këtij muri, apo siç e quajnë banorët në veri “shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve”, është duke i kryer Kompania ‘Rad’ nga Zveçani, pronar i së cilës është Rade Steviq. Revitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE, ndërsa punimet në sheshin “Kralj Petar” në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohet nga komuna e Mitrovicës Veriore, ndërsa vlera e tyre kap shumën rreth 3 milion euro.

Ndryshe, zhvillimet ne gative të kohëve të fundit të nxitura nga Serbia në Kosovë kanë pasur për pasojë vonesat e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, në veçanti të hapjes së urës së Ibrit e cila është dashur të ndodhë më 20 janar 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat