Qentë endacakë, rrezik për qytetarët e Mitrovicës

Mitrovica

Qentë endacakë, rrezik për qytetarët e Mitrovicës

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:22
Ilustrim

Shumë komuna të Kosovës ende nuk e kanë zgjidhur problemin e qenve endacakë.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës.

Në motin e nxehtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve, në qendër apo  hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ujë, ushqim dhe strehim.

E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve.
Qytetarët e Mitrovicës, thonë se ndjehen të kërcënuar nga qentë endacak, pasi sipas tyre, është rritur numri i qenve dhe frikësohen nga ta.

Një lexues  ka dërguar një video -incizim ku shihen qentë rrugëve dhe qytetarët teksa tentojnë të i largojnë te Ura e Ibrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat