Bursa nga Beogradi për studentë serbë në Mitrovicë

Mitrovica

Bursa nga Beogradi për studentë serbë në Mitrovicë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 22:58
Bursa nga Beogradi për studentë serbë në Mitrovicë

20 studentë më të mirë të Universitetit të Prishtinë, i cili sipas medieve të Beogradi selinë e përkohshme e ka në Mitrovicë, kanë marrë bursa nga Fondi për të talente të reja të Qeverisë së Serbisë.

Kontratat për bursa dhe kompjuterë tabletë studentëve ua ka dorëzuar ministrja serbe e Rinisë dhe e Sporteve Vanja Udoviçiqi sot në rektoratin e këtij universiteti në Mitrovicë.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rasti të pranishëm drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe ministri për Inovacione Nenad Popoviq.

Zyrtarët nga Serbia kanë dorëzuar pajisje sportive për katër shkolla serbe në Kosovë.

Nuk tregohet nëse zyrtarët serbë kanë qëndruar me leje ose pa të sot në Kosovë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat