Plagoset një i ri në Suhodoll të Mitrovicës - Bota Sot
Plagoset një i ri në Suhodoll të Mitrovicës

Mitrovica

E hënë, 23 korrik 2018

Plagoset një i ri në Suhodoll të Mitrovicës

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 22:02
Suhodoll në veri të Mitrovicës

Një i ri rreth moshës 21 vjeçare, me mbiemrin Jevtiq, është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 21:00 në fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se sipas deklaratës së viktimës, ai është sulmuar nga një person që ndodhej në një veturë “Golf 4” që ishte në lëvizje.

”Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit të këtij sulmi”, tha Hoti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test