Burg e gjobë për të akuzuarin për drogë

Mitrovica

Burg e gjobë për të akuzuarin për drogë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 07:10
Ndertesa e Gjykates Themelore ne Mitrovice

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 300 euro gjobë të akuzuarin Egzon Haxha.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës akuzonte Egzon Haxhën se më 2 nëntor 2013 rreth orës 16:45, në Mitrovicë, në lokalin e lojërave elektronike “Tekbir”, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Sipas aktakuzës, përderisa i akuzuari gjendej në këtë lokal, ai me vete kishte një çantë krahu, me ç’rast Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar substancën narkotike (marihuanë) në sasi prej 413,9 gramë.

Me këtë kishte kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,  substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraprakisht në seancën e mbajtur në këtë Gjykatë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Njazi Rexha  i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën me te cilën ngarkohej.

Kurse me rastin e shpalljes se aktgjykimit nga gjyqtari Beqir Halilu, i akuzuari Haxha u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burgim si dhe 300 euro gjobe.

Kurse në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 2 nëntori i vitit 2013 e deri më 31 mars 2014.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat