Bahtiri ngushëllon familjen Haradinaj

Mitrovica

Bahtiri ngushëllon familjen Haradinaj

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:05
Agim Bahiti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahiti, e ka ngushëlluar familjen Haradinaj, pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të vendit.

Përmes një telegrami, Bahtiri tha se përkushtimin e tij për çështjen kombëtare dhe çlirimin e Kosovës, Baca Hilmi e dëshmoi me vepra konkrete, pasi që me  tërë familjen bëri sakrifica të mëdha dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës.

“E nderuara familje e Hilmi Haradinajt,

I nderuari kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Qytetarët e Mitrovicës dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të babait tuaj, Bacës Hilmi, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Përkushtimin e tij për çështjen kombëtare dhe çlirimin e Kosovës, Baca Hilmi e dëshmoi me vepra konkrete, pasi që me  tërë familjen bëri sakrifica të mëdha dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës.

Për Popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarinë familja Haradinaj, është një familje emblematike, kontributi i së cilës do të çmohet për jetë e mot. Është fat i madh për Kosovën dhe popullin shqiptarë që pati një burrë dhe patriot siç ishte Hilmi Haradinaj.

E nderuara familje Hardinaj, i nderuari kryeministër Haradinaj, për humbjen e  madhe, jo vetëm për juve, por edhe për popullin e Kosovës, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella”, thuhet në telegram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat