Mitrovica, me gjendjen sociale më të rëndë në Kosovë

Mitrovica

Mitrovica, me gjendjen sociale më të rëndë në Kosovë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 17:48
Pamje nga Mitrovica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë qëndrimit në Mitrovicë për të biseduar me përfaqësuesit e familjeve në asistencë sociale, lidhur me projektin për punësimin nga një anëtar të këtyre familjeve.

Ai po ashtu është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtoresha e Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi.

Sipas një komunikate, temë e bisedës ndërmjet kryetarit Bahtiri dhe Ministrit Reçica ishin problemet e shumta sociale që ka Komuna e Mitrovicës, përkatësisht bashkërendimi i aktiviteteve për zgjidhjen e këtyre problemeve, pasi që të dy u dakorduan se gjendja sociale në Komunën e Mitrovicës është më e rënda në tërë Kosovën.

Gjatë bisedës ministri Reçica, u njoftua edhe për procesin e ndarjes së banesave për familjet me gjendje të rëndë sociale në Stantërg, si dhe për gjendjen në ish-objektin e Qendrës për Punë Sociale, për ruajtjen e të cilit komuna ndanë për çdo muaj shumën prej 1.600 euro, edhe pse kjo ndërtesë është nën menaxhimin e ministrisë.

Ministri Reçica, i tha kryetarit Bahtiri se për ndërtesën e lartpërmendur ka një projekt që pritet të realizohet shumë shpejt, ndërsa për ndarjen e banesave sociale në Stantërg, tha se është mirë që nuk ka pasur probleme gjatë përzgjedhjes së përfituesve.

Pas mbarimit të bisedës në kabinetin e kryetarit, ministri Reçica dhe kryetari Bahtiri, me bashkëpunëtorët e tyre shkuan në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit ku ishin tubuar shumë qytetarë, familje të të cilëve janë përfituese të asistencës sociale.

Aty kryetari Bahtiri dhe ministri Reçica i njoftuan të pranishmit për nismën e realizimit të projektit për zbutjen e problemeve sociale të qytetarëve, përkatësisht për krijimin e kushteve për punësim të nga një anëtari të secilës familje që jeton nga asistenca sociale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat