Dëshmorët shkruan me gjak historinë

Mitrovica

Dëshmorët shkruan me gjak historinë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 14:19
Kreu i Komunës së Mitrovicës tha se kjo është një ditë e veçantë për qytetin e Mitrovicës, ngase vetë dëshmorët, të cilët dhanë jetën e tyre për atdhe, kanë qenë njerëz të veçantë.

Kjo ditë është ditë e dhimbjes, por edhe e krenarisë, sepse dëshmorët me gjakun e tyre shkruan historinë, trasuan dhe ndriçuan rrugën e perspektivës, mirëqenies dhe të krenarisë kombëtare.

Dëshmorët shkruan me gjak historinë

Kjo është ditë e dhimbjes, por edhe e krenarisë, sepse dëshmorët me gjakun e tyre shkruan historinë, trasuan dhe ndriçuan rrugën e perspektivës, mirëqenies dhe të krenarisë kombëtare.

Kështu u tha sot gjatë Akademisë përkujtimore kushtuar 6 qershorit Ditës së Dëshmorëve të komunës së Mitrovicës, organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Agim Bahtiri.

Kreu i Komunës së Mitrovicës tha se kjo është një ditë e veçantë për qytetin e Mitrovicës, ngase vetë dëshmorët, të cilët dhanë jetën e tyre për atdhe, kanë qenë njerëz të veçantë.

Sipas tij, për hir të gjakut të tyre, duhet angazhim i të gjithëve, pa dallime politike, që proceset shtetërore të avancojnë në mënyrë që të bëhet Kosova ashtu çfarë e dëshiruan vetë dëshmorët.

Bahtiri: Të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve

“Jemi tubuar sot për të shënuar një ditë të shenjtë, të veçantë, sepse vet këta burra që po i shihni këtu kanë qenë të veçantë. Kështu duhet atdheu, me zemër, shpirt dhe me sakrificë. Këta burra dhanë jetën e tyre për me qenë ne sot të lirë…Për hir të gjakut të tyre, por edhe të brezave të ardhshme, ne duhet të jemi të vendosur për t’i çuar proceset përpara, për ta bërë Kosovën çfarë këta e kanë dëshiruar”, ka thënë Bahtiri.

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të Kosovës, theksoi se rrugën e bashkimit kombëtar nuk mund ta ndalojë askush, sepse është amanet i dëshmorëve.

Jashari: Bashkimin kombëtar nuk mund ta ndalë askush

“Deshi apo nuk deshi politika e ditës, institucionet vendore e ndërkombëtare, procesin që e ka hapur lufta në rendin e dëshmorëve të kombit, udhën e madhe të bashkimit kombëtar, nuk mund ta ndalojë askush, sepse është amanet i dëshmorëve që po i kujtojmë sot”, u shpreh Jashari.

Ndërkaq, Alije Tmava, kryetare e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Mitrovicë, ka potencuar se dëshmorët e lirisë janë inspirim për të gjithë se si duhet ecur me dinjitet e krenari drejt zhvillimit dhe progresit të atdheut.

Tmava: Atdhedashuria, obligim për të gjithë ne

“Ju përkulemi me respekt, sepse na mundësuat dhe mësuat të ecim me dinjitet, krenari dhe të ecim drejt zhvillimit e progresit…Do të kujtojmë obligimet që kemi ndaj kombit dhe atdheut, do të inspirohemi të ecim përpara”, tha ajo.

Gjatë akademisë, nxënësit e shkollës së mesme të muzikës ‘Tefta Tashko’ kanë shfaqur disa pika të përzgjedhura artistike – muzikore me tematikë kombëtare.

Ndryshe, në nderim të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve, FSK-së, Policisë, organizatave të dala nga lufta, familjarë, si dhe shumë qytetarë, gjatë ditës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol, ndërsa u organizuan edhe aktivitete të ndryshme kulturo-artistike e sportive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat