Bahtiri bën thirrje për një Mitrovicë të pastër e evropiane

Mitrovica

Bahtiri bën thirrje për një Mitrovicë të pastër e evropiane

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:24
Mitrovica duke u pastruar

‘Stop Ndotjes Plastike’ ishte njëri ndër sloganet me të cilin qindra nxënës të shkollave fillore të Mitrovicës, punëtorë të institucioneve, të Kompanisë ‘Uniteti’, përfaqësues të shoqërisë civile kanë pastruar sot qytetin e tyre me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Mjedisit obligon të gjithë qytetarët, por edhe institucionet, që ta ruajnë mjedisin, ndërsa ka apeluar tek të gjithë që të kontribuojnë për një Mitrovicë të pastër dhe evropiane, çfarë do ta ketë lakmi secili.

Bahtiri: Ta bëjmë një qytet të pastër

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Mjedisit e cila na obligon neve si qytetarë, por edhe si institucione që ta ruajmë mjedisin, sepse kemi nevojë shumë për të. Kur të ruhet mjedisi ruhet shëndeti i çdo qytetari, dhe apeloj tek secili qytetar që të na ndihmojë në këtë proces… Kisha lutur qytetarët e Mitrovicës, por edhe të Kosovës, që të na ndihmojnë ta bëjmë një qytet të pastër, evropian, qytet që do të na marr lakmi secili”, tha Bahtiri.

Ndërsa, Sheqir Kutllovci, këshilltar i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka përgëzuar kryetarin Bahtiri për punën e madhe të cilën është duke bërë në ruajtjen e ambientit. Ai tha se dëshiron një Mitrovicë me ambient të pastër, për të cilën kontribut mund të japin vetë qytetarët e saj.

Kutllovci: Një Mitrovicë me një ambient të pastër

“Kërkojmë që Mitrovica të jetë krejt ndryshe, pra me një ambient të pastër, mirëpo këtë mund ta bëjnë qytetarët…E përgëzojmë kryetarin për punën në këtë komunë, si dhe vullnetin që ka, sepse çdo herë kërkon shumë e më shumë për ambientin në Mitrovicë”, u shpreh Kutllovci. /

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat