Shpërndahen barna falas për mitrovicasit - Bota Sot
Shpërndahen barna falas për mitrovicasit

Mitrovica

E martë, 19 qershor 2018

Shpërndahen barna falas për mitrovicasit

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:27
Shpërndahen barna falas për mitrovicasit

Organizata Joqeveritare “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës organizuan sot vizita mjekësore me mjekë nga Amerika për qytetarët e Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përshëndetur praninë e mjekëve amerikanë në Mitrovicë, duke i falënderuar për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë përvojën dhe shërbimet e tyre për pacientët.

“Mitrovica dhe Kosova kanë pasur gjithmonë mbështetjen e pakursyer nga Amerika mike, për çka kosovarët janë mirënjohës përjetë”, ka thënë Bahtiri.

Drejtori i OJQ-së “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, organizator i vizitës, tha se qytetarët e Mitrovicës do të përfitojnë nga këto vizita, pasi mjekët amerikanë si ekspertë të dalluar do të ofrojnë përvojën e tyre dhe do të këshillojnë pacientët për të tejkaluar problemet shëndetësore.

“Përveç vizitave, mjekët amerikanë do të shpërndajnë edhe barna falas për pacientët që do i kontrollojnë”, tha Gegaj.

Ndryshe, në këtë grup ekspertësh mjekësorë nga Amerika, ka mjekë të ndryshëm familjarë dhe mjekë për fëmijë, ndërsa të drejtën për kontroll mjekësore nga mjekët amerikanë e kanë të gjithë qytetarët, pa dallim moshe dhe gjinie. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test