Komuna e Mitrovicës i ka punësuar 32 persona kundërligjshëm

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës i ka punësuar 32 persona kundërligjshëm

Më: 30 maj 2018 Në ora: 15:44
Agim Bahtiri

Komuna e Mitrovicës i ka punësuar 32 persona me kontrata për shërbime të veçanta në mënyrë të kundërligjshme. Për punësimi e tyre nuk ishte përdorë asnjë procedurë e rekrutimit, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës se Mitrovicës për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017.

“Komuna, kishte angazhuar 32 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Komuna për këta të punësuar nuk kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore. Për me tepër në tre raste të angazhuarit me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin për pozita të rregullta dhe nuk kishin të bënin me punë specifike”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, parregullsi pati edhe në procedurat e brendshme të avancimit.

“Drejtoria e arsimit nuk kishte aplikuar procedura të brendshme për avancim në pozitë, për pozitën shef i sektorit në administratë dhe financë, siç parashihet me rregullore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat