Filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen Çitaku nga Mitrovica

Mitrovica

Filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen Çitaku nga Mitrovica

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:23
Shtëpia e familjes Çitaku nga Mitrovica

Sot filloi ndërtimi i shtëpisë së re për familjen Çitaku nga Shipoli i Mitrovicës e cila jeton në kushte mjaftë të rënda për jetesë.

Kjo familje  ka gjithsej 6 anëtar dhe deri më tani ata kanë jetuar në një shtëpi që nuk i ka plotësuar as kushtet elementare për një jetesë normale

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj shtëpie morën pjesë zyrtaret komunal të cilët falënderuan donatorët Lulzim Zahiti, Blerim Berisha dhe Sokol Zeqiri nga shoqata ”Kosova” e cila vepron në Freiburg të Gjermanisë, të cilët  në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kësaj familje po i mundësojnë gëzim e strehë mbi kokë.

Gjergj Beka, këshilltar i kryetarit Bahtiri, në emër të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe në emër të qytetarëve ka falënderuar shoqatën ”Kosova”,  për ndihmë familjeve të tilla duke premtuar një rritje të angazhimit edhe nga ana e pushtetit komunal për ndërtimin edhe të disa shtëpive për rastet e familjeve sociale.

“Është një moment i veçantë për të gjithë ne sot këtu në Shipol ku po fillon ndërtimi i një shtëpie përmes solidaritetit të treguar nga mërgimtarët e shoqatës ”Kosova”  në Freiburg.  Besoj se ky është një shembull sa prekës aq edhe përkushtues për të treguar një ndjenjë solidariteti me njerëzit të cilët kanë nevojë. Sepse këtu kemi të bëjmë më një familje që ka anëtarë të moshuar e të sëmurë”, ka thënë Beka.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat