Universiteti “Isa Boletini” pranohet në Rrjetin Akademik për Studime Bashkëkohore - Bota Sot
Universiteti “Isa Boletini” pranohet në Rrjetin Akademik për Studime Bashkëkohore

Mitrovica

E shtunë, 18 gusht 2018

Universiteti “Isa Boletini” pranohet në Rrjetin Akademik për Studime Bashkëkohore

Më: 11 maj 2018 Në ora: 07:24
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB)

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është pranuar në Rrjetin Akademik për Studime Bashkëkohore (The Academic Association for Contemporary European Studies- UACES).

Vendimi për anëtarësim të UMIB-it në këtë rrjet që si qëllim kryesor ka avancimin e arsimit për të mirën publike nëpërmjet promovimit të mësimdhënies dhe kërkimit në studimet bashkëkohore evropiane, është marrë nga Këshilli i UACES.

Ylber Januzaj, këshilltar i rektorit të Universitetit, tha se ky është një lajm shumë i mirë për studentët dhe mësimdhënësit e këtij universiteti.

“Universiteti “Isa Boletini” është universiteti i parë në rajon që është anëtarësuar në këtë rrjet ku bëjnë pjesë më shumë se 600 universitete nga e gjithë bota”, ka thënë Januzaj.

Sipas tij, benefitet e anëtarësimit në këtë rrjet që është themeluar në vitin 1967 në Angli, janë të shumta, duke filluar nga pjesëmarrja e stafit akademik të Universitetit “Isa Boletini”  në trajnime dhe ngjarje të  organizuara nga UACES.

“Gjithashtu Universiteti ynë do të përfitoj grante për organizimin e konferencave, grante për hulumtim, mandej financime për studentë të cilët udhëtojnë në konferenca të mbajtura nga UACES,  njoftime mbi mundësitë e punësimit në të gjithë botën etj”, tha ai.

Januzaj theksoi se anëtarësimi në këtë rrjet mundëson promovimin e Universitetit “Isa Boletini”, mandej bursa për studentë, anëtarësim të studentëve dhe stafit në revista shkencore të publikuara nga UACES, si dhe profil dhe hapësirë të veçantë për Universitetin “Isa Boletini” ne uebfaqen e UACES.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test