Murale me thirrje për luftë në veri të Mitrovicës - Bota Sot
Murale me thirrje për luftë në veri të Mitrovicës

Mitrovica

E premte, 17 gusht 2018

Murale me thirrje për luftë në veri të Mitrovicës

Më: 2 maj 2018 Në ora: 12:28
Mitrovicë

Sheshit ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës, përveç përmendores së ‘Car Llazarit’ tani i janë shtuar edhe dy murale me dimensione të mëdha dhe me përmbajtje lufte.

Qytetarët serbë të asaj pjese, kanë thënë për KosovaPress se njëra prej këtyre muraleve në fakt ka ekzistuar edhe më herët, por që është modifikuar dhe ngjyrosur tash, ndërsa tjetra është punuar para disa ditësh.

Në këto murale të punuara nëpër ndërtesa shumëkatëshe të qytetit, shihen ushtarë serbë të uniformuar, automjete luftarake, si dhe flamuj e simbole të Serbisë Aty shkruan në serbishte dhe alfabetin cirilik ‘Për këtë tokë ia vlen të vdesësh’ dhe ‘…Prej këtu s’ka kthim prapa’. Mësohet se përmes këtyre muraleve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se për të duhet vdekur në rast nevoje.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se autorë të këtyre muraleve janë pjesëtarë të Grupit të ashtuquajtur ‘KM-FIRM 028 Sever’ në veri të Mitrovicës.

 “Ky grup i përbërë kryesisht nga të rinj serbë, është i njohur për rrahjen e shqiptarëve në veri. Përveç kësaj, pjesëtarët e këtij grupi shpesh acarohen edhe me grupe tjera në përpjekje për të kontrolluar secila zonat e tyre, duke tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë në atë pjesë”, kanë thënë burimet.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me policinë në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test