Komisioni komunal mbi përzgjedhjen e familjeve për banim social në Stantërg ka përfunduar punën

Mitrovica

Komisioni komunal mbi përzgjedhjen e familjeve për banim social në Stantërg ka përfunduar punën

Më: 30 prill 2018 Në ora: 13:41
Komisioni komunal mbi përzgjedhjen e familjeve për banim social

Në ambientet e komunës së Mitrovicës, është mbajtur takimi i fundit i komisionit vlerësues për përzgjedhjen dhe shqyrtimi e aplikacioneve për banesat sociale  në Stantërg.

Komisioni, i cili ishte përbërë nga kryesuesja Lirije Muja, anëtarët Avni Hoti, Albana Fejza, Ruzhdi Ujkani dhe  Fehmi  Qaushi, kanë marr vendim të premten  në lidhje me përzgjedhjen e familjeve për banesat në Standërg.

Lista e përfituesve të banesave dhe lista e të cilëve nuk kanë arritur pikët sipas kritereve vlerësuese, do  të publikohet të mërkurën .

 Vlen të theksohet se familjet të ciat kanë arritur kriteret e përfitimit të banesave,kanë arritur numrin e pikëve  nga 32-54, ndërsa jo përfituesit  nga 0 pikë deri në 30 pikë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat