Edhe për një vit u vazhdohen bursat 78 studentëve në Mitrovicë

Mitrovica

Edhe për një vit u vazhdohen bursat 78 studentëve në Mitrovicë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:58
Gjate ndarjes se bursave

Komuna e Mitrovicës ua ka zgjatur edhe një vit bursat 78 studentëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara për vitin akademik 2017/2018.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se të rinjtë duhet të fokusohen në studime, meqë është mënyra më e mirë që hap rrugë për punësim.

“Duke pasur parasysh  rezultatet e mira në mësime, ju inkurajoj që të punoni  dhe të studioni sa më shumë për një të ardhme më të mirë për vete dhe për shoqërinë”, ka thënë Bahtiri.

Ai  shtoi  se është shumë e rëndësishme që studentëve t’ju ndihmohet  gjatë studimeve të  tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdoj të ndihmoj studentët, si me përkrahje  financiare,  ashtu edhe në forma të tjera.

Pas nënshkrimit  të kontratës, studentët janë shprehur të kënaqur dhe mirënjohës për mbështetjen që  komuna po ju ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

Komuna e Mitrovicës do të paguaj bursën për studentët duke filluar nga 01.10.2017 deri 30.06.2018,  në shumën prej shtatëdhjetë euro në muaj. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat