Çka po ndodh në Mitrovicë, shpërthimi ka ndodhur gjatë ditës, por raportohet në mbrëmje

Mitrovica

Çka po ndodh në Mitrovicë, shpërthimi ka ndodhur gjatë ditës, por raportohet në mbrëmje

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

(E plotësuar)- Në shpërthimin që ka ndodhur sot në restorantin “Simonida” nuk ka të lënduar.

estoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ndërsa afër tij është edhe një pompë e benzinës.

Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, e ka konfirmuar rastin ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga shpërthimi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti ka thënë për KP se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla materiale.

Hoti bëri të ditur se me gjasë shpërthimi ka ndodh rreth orës 11:00 të ditës së sotme, por është raportuar se ka ndodhur 20:40 dhe Policia është duke e hetuar pse rasti është raportuar me vonesë.

Po sot në mëngjes në Mitrovicë dy policë pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative janë përfshirë në një përleshje.

Inspektorati Policor ka suspenduar njërin prej këtyre policëve për 48 orë, ndërsa polici tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat