Komuna e Mitrovicës i fshin borxhet e pjesës veriore në taksat komunale

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës i fshin borxhet e pjesës veriore në taksat komunale

Më: 10 prill 2018 Në ora: 14:37
Bordi i Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës

Bordi i Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës nën kryesimin e nënkryetarit Faruk Mujka.

Sipas komunikatës dërguar mediave nga Zyra për Komunikim e kësaj komune, drejtori për financa Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me vendimin për fshirjen e borxheve në sistemin e taksave komunale për pjesën veriore.

Mirëpo, këtu nuk është sqaruar më tutje kjo çështje.

Drejtori Gashi, njëkohësisht njoftoi ekzekutivin  se inkasimi i tatimit në pronë është rritur për 40%.

Në anën tjetër drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, edhe në këtë mbledhje ka trajtuar çështjen e sanimit të dëmeve tek varrezat e dëshmoreve. Me këtë rast ekzekutivi u dakordua që të ndiqen procedurat e rregullta të tenderimit, që për hir të familjarëve dhe qytetarëve të komunës sonë, sa më shpejtë të sanohen dëmet tek varrezat e dëshmorëve.

Ndërsa nga Drejtori i Mjedisit, Asllan Isufi, është njoftuar që nga nesër në tërë qytetin e Mitrovicës do të filloj vendosja e kontejnerëve të rinj, ndërsa të premten do të këtë edhe një ceremoni ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Gizit.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat