Nënshkruhet Memorandumi për prodhim të energjisë elektrike

Mitrovica

Nënshkruhet Memorandumi për prodhim të energjisë elektrike

Më: 28 mars 2018 Në ora: 14:20
Projektet e Sowi Kosovo konsistojnë ne 105 Wind kapacitet prodhues energjetik pas finalizimit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ilir Grapci, drejtori menaxhues në “Sowi Kosovo” nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga era.

Sipas një komunikate dërguar mediave nga Komuna e Mitrovicës, memorandumi parashikon që “Sowi Kosovo” , për prodhim të energjisë elektrike nga era do të ndërtojë në zonën kadastrale Selac, Parkun e Mullinjve të erës.

Në total, projektet e Sowi Kosovo konsistojnë ne 105 Wind kapacitet prodhues energjetik pas finalizimit.

Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap shumë i rëndësishëm për projektet për gjenerimin e energjisë elektrike.

“Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar për realizimin e objektivave të energjisë elektrike të vendit dhe inkurajimit të një numri sa më të madh të investimeve të huaja, të cilat do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe rritjen e  mirëqenies së qytetarëve “,  ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat