Situatë e qetë në Mitrovicë, policia kërkon të mbahet gjendja nën kontroll

Mitrovica

Situatë e qetë në Mitrovicë, policia kërkon të mbahet gjendja nën kontroll

Më: 26 mars 2018 Në ora: 18:42
Mitrovicë

Nehat Thaqi, drejtor i rajonit për jugun e Mitrovicës, ka thënë se situata është e qetë dhe çfarëdo që të ndodhë policia është në gjendje ta mbajë këtë situatë nën kontroll.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët të jenë të qetë që të mos dalin tek ura dhe të tubohen dhe t’ia besojnë situatën Policisë së Kosovës, e cila është duke kryer punën e vet në mënyrë shumë profesionale.

Në veri të Mitrovicës ka qindra serbë të tubuar, ndërsa alarmi vazhdon pandërprerë të dëgjohet. Më herët janë dëgjuar të shtëna armësh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat