Dëgjohen sirena në veri të Mitrovicës

Mitrovica

Dëgjohen sirena në veri të Mitrovicës

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Në veri të Mitrovicës po dëgjohen sirenat, të cilat zakonisht lëshohen në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, bëjnë të ditur burime.

Njësitë speciale me autoblindat e tyre të cilat kanë qenë të stacionuara nëpër pika të ndryshme në jug të Mitrovicës, sapo janë nisur në veri.

Ndryshe, në veri të Mitrovicës ndodhen Marko Gjuriq dhe Nikolla Selakoviq, të cilët nuk kanë leje për vizitë në Kosovë.

Ata kanë ardhur në Kosovë për të mbajtur një debat për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, por nuk kanë marrë leje nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat