Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti mbledhjen e saj të parë për vitin 2018

Mitrovica

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti mbledhjen e saj të parë për vitin 2018

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:13
Mitrovicë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Mitrovicë ka mbajtur  mbledhjen e parë të këtij viti. Të pranishëm në këtë takimi  ishin  nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, komandanti i stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha,  përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  dhe të komuniteteve që jetojnë në Komunën e Mitrovicës.

Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar për konstituimin e Këshillit Komunal për Siguri dhe  rreth gjendjes së sigurisë në këtë komune e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Gjithashtu është diskutuar edhe për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018.

Komandanti i stacionit të policisë në jug të Mitrovicës, Ahmet Xhosha, gjatë takimit të  KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë. Ai tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Mitrovicës, ka qenë stabile gjatë vitit të shkuar  dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë e Kosovës.

Kurse nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, në fillim të këtij takimi i ka falënderuar ish anëtarët e KKSB-së, për punën e bërë dhe shtoi se Komuna e Mitrovicës  mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin edhe me anëtaret e rijnë të këtij këshilli por edhe me të gjithë mekanizmat e tjerë.

Ai tha se ky bashkëpunim është në interes të veçantë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime.

Në mbledhjen e KKSB-së u diskutua edhe rreth mundësisë së rregullimit të shtratit të lumit Sitnica, sepse reshjet e shumta atmosferike po mundësojnë rritjen e nivelit të ujit, duke shkaktuar më pas vërshime, përmbysje të tokave bujqësore dhe dëme materiale neper shtëpitë të cilat  gjenden në afërsi të lumit.

Po ashtu si shqetësim për qytetarët në këtë mbledhje është cekur trajtimi i qenve endacakë, me ç’rast u kërkua që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje dhe të sigurohet një qendër ku do të behet trajtimi i tyre. Në këtë mbledhje u diskutua edhe lidhur me pastërtinë e rrugëve në qytet, ku të pranishmit kërkuan që të rritet numri i kontejnerëve e sidomos në rrugën ”Agim Ramadani”, sepse në mungesë të kontejnerëve qytetarët po hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të ngritët vetëdijesimi i qytetarëve për një ambienti më të pastër, që të kemi një jetë më të shëndetshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat