Vërshime në Mitrovicë, evakuohen 19 familje

Mitrovica

Vërshime në Mitrovicë, evakuohen 19 familje

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:49
Mitrovicë

Pas daljes nga shtrati i lumit Sitnica në Mitrovicë, fshatrat Frashër, Lisicë, lagjja 2 Korriku dhe Parku i Biznesit në Mitrovicë janë përfshirë nga vërshimet.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj, vërshimet janë kryesisht në rrjedhën e lumit Sitnica.

Dragaj tha se dje deri në mesnatë është bërë evakuimi i 19 familjeve.

“Ka pas nevojë për evakuim të familjeve në fshatin Lisicë, ku kemi evakuar 13 familje, dhe në lagjen 2 Korriku 6 familje” tha Dragaj,

Ndryshe, dje kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, kanë vizituar vendet e vërshuara nga lumi Sitnica, i cili për shkak të reshjeve të mëdha ka dalë nga shtrati.

Sipas drejtorit Musa Dragaj, edhe pse ka pasur vërshime të tokave bujqësore dhe të disa rrugëve situata nuk është shqetësuese.

“Vërshimet janë evidentuar në fshatin Lisicë dhe Frashër. Dëmet e deritashme nuk janë të mëdha, por ato mund të jenë më të mëdha pasi që në disa vende po vazhdojnë përmbytjet”, ka thënë Dragaj.

Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës operatori i kontraktuar nga Komuna për situata emergjente dhe ekipet tjera komunale kanë monitoruar situatën dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim të asnjë familjeje, edhe pse uji ka rrezikuar disa shtëpi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat