Arrest shtëpiak nën dyshimin për thyerje të dorës

Mitrovica

Arrest shtëpiak nën dyshimin për thyerje të dorës

Më: 3 mars 2018 Në ora: 11:36
Gjykata në Mitrovicë

Personit me inicialet F. K. i është caktuar arresti shtëpiak prej një muaji.

Gjykata në Mitrovicë ia ka caktuar arrestin shtëpiak prej një muaji personit me inicialet F. K. nën dyshimin se i theu dorën gjatë një sulmi një personi tjetër.

Në kërkesën e prokurorisë të siguruar nga Kallxo thuhet se i dyshuari me 27 shkurt të këtij viti rreth orës 11:00 pas një mosmarrëveshje të mehershme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit B.K.

Prokuroria në kërkesë e shpjegon se si kishte ndodhur ngjarja në Skenderaj.

“I dyshuari nga bagazhi i veturës kishte nxjerrë një pajser rreth 70 cm dhe e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin”, pretendon prokuroria.

Ajo më tutje tregon si iu thye dora personit me inicialet B. K.

“Kur i dyshuari fillon ta godasë në kokë të demtuarin, viktima me qëllim që t’i shmanget sulmit, ka ngritur dorën pranë kokës ku më pas i dyshuari e goditi në dorë duke i shkaktuar frakturë ( thyerje ) që është lëndim i natyrës së rënde trupore”, thuhet në kërkrsën e prokurorisë.

Prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Mbrojtësja e të dyshuarit, avokatja Ardita Përquku, e kundërshtoi kërkesën e prokurorisë duke thënë se me aq sa është informuar nga i mbrojturi i saj ngjarja është nisur nga pala e dëmtuar, e jo nga i dyshuari.

Ajo kërkoi nga gjykata që në vend të masës së paraburgimit, klientit të saj t’i caktohet një masë më e butë, qoftë edhe arresti shtëpiak.

Përquku në gjykatë tha gjithashtu se klientit të saj i është mohuar e drejta për të pasur avokat mbrojtës gjatë marrjes në pyetje në polici, andaj edhe për këtë arsye nuk e dinte saktesisht se si kishte ndodhur ngjarja.

Gjykata vendosi që të dyshuarit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak prej një muaji, duke refuzuar kështu kërkesën e prokurorisë.

Prokuroria ka paralajmruar ankesë lidhur më këtë vendim të gjykatës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat