Lumnije Thaçi emërohet prodekane në Universitetin e Mitrovicës

Mitrovica

Lumnije Thaçi emërohet prodekane në Universitetin e Mitrovicës

Më: 1 mars 2018 Në ora: 18:33
Lumnije Thaçi

Zonja e Parë e Kosovës ka filluar punë si Prodekane në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’.

Bashkëshortja e Presidentit , Hashim Thaçi është emëruar Prodekane e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Dekani i këtij Fakulteti, Hakif Zeqiri.

“Është emëruar në mbledhjen e senatit para dy jave”, tha Zeqiri.

Lumnije Thaçi  në vitin 2016, mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat