U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve

Mitrovica

U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:30
Mitrovica

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve.

 Fillimisht gjatë këtij takimi  nënkryetari Mujka, kërkoi nga drejtorët komunal  të  rishikohet dhe të përfundohet raporti i përformancave, ndërsa mbledhja ka vazhduar me pas edhe me  Shefin e kabinetit të kryetarit,z.Nehat Bahtiri, i cili  në fjalën e tij kërkoi nga drejtoret që të plotësohet sa më parë pyetësori i vetëvlerësimit të komponentëve të menaxhimit financiar dhe kontrollit.

Më pas drejtori i DKRS, Tafil Peci, paraqiti çështjen e mbylljes së xhirollogarive bankare të institucioneve vartëse të DKR-së, si ajo të Teatrit, Biblioteka e Qytetit, Muzeut dhe Qendrës se Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ku theksoj më pas se mbyllja e xhirollogarive bankare  po i pengon ata në realizimin e agjendave vjetore të tyre , ai nga zyra ligjore dhe drejtia e Financave kërkoje që të gjejnë një zgjedhje lidhur me këtë problem.

Si pikë e dytë e rendit të ditës drejtori Peci , e shtjelloj  edhe çështjen e një koncerti  të bamirësisë i cili planifikohet të mbahet në stadiumin “Adem Jashari, ku nga komuna kërkohen 9000 mijë euro për realizmin e këtij koncerti.

Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, shprehu gatishmërinë për realizmin e këtij projekti mirëpo fillimisht ai kërkoj nga drejtori Peci, që ta shqyrtoj në detaje planin e organizatorit dhe të informohet saktë se nga do të shkojnë përfitimet nga ky eveniment.

Po ashtu  temë diskutimi gjatë kësaj mbledhje ishte edhe funksionalizimi i Qendrës Multifunksionale Sportive,”OMNI Sport”,  ku me këtë rast nënkryetari Mujka, theksoj se kjo çështje është në proces dhe meqë kuvendi e ka votuar formimin e komisionit mbikëqyrës  të Qendrës Multifunksionale , shumë shpejt pritet të mblidhet komisionin ku  do  ta formojnë bordin e drejtorëve  dhe më pas do të vazhdojnë me realizimin e detyrave të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat