Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një dyqan në tunelin e parë në Mitrovicë.
Ndaj të dyshuarve A. P., 19-vjeçar, B.H., 18-vjeçar dhe E. S. 18-vjeçar, pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy thika,
një maskë dhe një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.