Bahtiri uron Pavarësinë e Kosovës

Mitrovica

Bahtiri uron Pavarësinë e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 21:12
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar dhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Urimi i tij i plotë:

Kam nderin dhe kënaqësinë që si kryetar i Komunës së Mitrovicës, t’ju uroj 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.

Padyshim që të parët që duhet të nderohen dhe para të cilëve duhet të përulemi janë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, pa ndihmën dhe kontributin e të cilëve nuk do ishim këtu ku jemi.

 Mirëpo, para të gjithë neve na mbetet detyrë parësore, angazhimi dhe puna në realizimin e plotë të idealit dhe synimeve të tyre për Kosovën e pavarur, të zhvilluar dhe me mirëqenie për qytetarë.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Mitrovicës, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, urime 10-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat