Rasti Ivanoviq, Kabashiq jep dorëheqje

Mitrovica

Rasti Ivanoviq, Kabashiq jep dorëheqje

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:14
Nikolla Kabashiq

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë.

 Sipas këtyre burimeve, motivi është i paqartë, por ka indikacione se dorëheqja e tij ndërlidhet me hetimet penale të cilat po zhvillohen në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Mësohet se arsye e dorëheqjes ka ardhur pas përplasjes së tij dhe kryeprokurorit pas arrestimit të dy policëve që dyshohen se kanë fshehur provat me rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

Kp ka provuar të kontaktojë kryetarin Kabashiq, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ali Kutllovci, nuk e ka konfirmuar dorëheqjen, duke thënë se nuk është në dijeni për këtë .

Në lidhje me këtë është deklaruar avokati Musa Damati i cili tha se ekzekutivi i vendit duhet të jetë më serioz në sigurimin e zbatueshmërisë së  marrëveshjes së arritur për drejtësi.

"Këto mund të konsiderohen si pasojat e para të marrëveshjes për drejtësi të arritur midis dy Qeverive. Qeveria e Kosovës duhet të ketë qasje më serioze në funksionalizimin e tërësishëm të sistemit gjyqësor në veri të vendit", ka thënë Damati.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat