Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë - Bota Sot
Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Mitrovica

E martë, 20 shkurt 2018

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:44

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Kallxo.com merr vesh se dorëheqja e Kabashiq është depozituar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe se ky këshill, sipas burimeve, është duke diskutuar dorëheqjen e tij.Kabashiq është emëruar kryetar i kësaj gjykate muaj më parë kur u bë integrimi i gjyqësorit të veriut brenda institucioneve të Kosovës në bazë të marrëveshjes për drejtësi të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test