Sefaj në vizitë te kryetari i Mitrovicës

Mitrovica

Sefaj në vizitë te kryetari i Mitrovicës

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Pamje nga takimi Flamur Sefaj dhe Agim Bahtiri

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka qëndruar për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Kryetari i komunës Agim Bahtiri e informoi ministrin Sefaj lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve komunale dhe qendrore.

Në takim u theksua se gjatë qeverisjes së kryetarit Bahtiri ka rënie të madhe sa i përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës, kjo edhe falë vullnetit të qytetarëve të kësaj komune dhe punës së mirë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast ministri Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat