Vuçiq nderon Ivanoviq - Bota Sot
Vuçiq nderon Ivanoviq

Mitrovica

E enjte, 24 maj 2018

Vuçiq nderon Ivanoviq

Më: 20 janar 2018 Në ora: 12:05
Pamje nga vendi ku ka ndodhur vrasja e Oliver Ivanoviqit

(E plotësuar) - President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur kurora lulesh në vendin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, para zyrave të partisë së tij.

Vuçiq ndodhet sot në Kosovë për vizitë me leje të Qeverisë së Kosovës.

Ai më herët ishte në manastirin Banjska, ku tha se serbët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe se Serbia duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin në radhët e veta.

Vuçiq bën homazhe për Oliver Ivanoviqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vendos kurora lulesh në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviq.

Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri, ku edhe ka vdekur.

Sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test