Dënohet kultivuesi i marijuanës në oborr të shtëpisë

Mitrovica

Dënohet kultivuesi i marijuanës në oborr të shtëpisë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:05
Ndertesa e Gjykates Themelore ne Veri te Mitrovices

Nexhat Tahiri është dënuar nga Gjykata në Mitrovicë për kultivim të marijuanës.

Nexhat Tahiri është dënuar me 9 muaj burg me kusht dhe 300 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotropike.

Tahiri akuzohej nga ish-prokuroria e Qarkut në Mitrovicë se në vitin 2008 në oborrin e shtëpisë se tij me qellim të shitjes ka kultivuar substanca narkotike.

Sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të hapësirave të të akuzuarit nga policia, dy bimë kanabisi ishin gjetur duke u terur në pullazin e një WC-je, një tjetër prapa shtëpisë së të akuzuarit, ndërsa tre bimë i kishin të shkulura fletët, kurse kishte edhe gjurmë të bimëve të prera të kanabisit.

Gjithashtu ishin gjetur edhe 41 gramë marijuane të vendosur në një qese najloni dhe një qese tjetër najloni për vendosjen e marijuanës deri në 5 gramë.

Tahiri në seancë e pranoi fajësinë dhe shprehu pendësë për kultivimin e marijuanës.

Pas pranimit të fajësisë që u mbështet nga Gazmend Ismajli, avokati i të akuzuarit, trupi gjykues dhe prokurori Njazi Rexha vendosën që kjo çështje penale të përfundojë pa kaluar nëpër faza tjera.

Nexhat Tahiri nuk duhet të kryejë vepra tjera penale në afat prej dy vjetësh, nëse nuk dëshiron që dënimin prej nëntë muajsh ta kalojë prapa grilave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat