Rrahje masive ndërmjet serbëve në Mitrovicë të Veriut

Mitrovica

Rrahje masive ndërmjet serbëve në Mitrovicë të Veriut

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:19
Ilustrim

Katër serbë e kanë pasuar keq pasditen e së shtunës pasi që janë sulmuar nga një grup prej 10 personave në një kafiteri në rrugën ‘Mbreti Petar”, të Mitrovicës.

Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë që sipas policisë të dyshuarit gjenden në arrati

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Rr. Mbreti Petar, Mitrovicë 06.01.2017 – 15:42. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 meshkuj K/Serbë pasi të njëjtit gjersa ishin duke festuar në një kafeteri janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth dhjetë personash të dyshuar meshkuj /serbë të cilët ishin në gjendje të dehur.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit të njohur për policinë gjenden në arrati.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat