Nënkryetari Mujka priti kolonelin e KFOR-it Hans Jorg Fischer - Bota Sot
Nënkryetari Mujka priti kolonelin e KFOR-it Hans Jorg Fischer

Mitrovica

E shtunë, 26 maj 2018

Nënkryetari Mujka priti kolonelin e KFOR-it Hans Jorg Fischer

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:32
Faruk Mujka

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot është takuar me komandantin e  Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Veri, kolonel Hans Jorg Fischer, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i stacionit jugor të policisë, kapiteni Ahmet Xhosha.

Qëllimi i këtij takimi  ishte angazhimi i përbashkët në meremetimin e urës dytësore mbi lumin Sitnicë, afër urës kryesore në hyrje të tunelit në Bair, para restorantit “Vila Lux”. Ky renovim i urës, i cili  pritet të bëhet në fund të muait janar tregon për një  bashkëpunim të lartë  ndërmjet Komunës, KFOR-it dhe policisë.

Ndërsa komandanti i Stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha,  ka mirëpritur iniciativën e KFOR-it për meremetimin e urës së lartpërmendur duke ofruar gadishmëri dhe bashkëpunim në çdo kohë.

Për meremetimin e urës është e domosdoshme që fillimisht ajo të ndalohet për qarkullim për banorët e asaj ane, ndërsa  para se të fillohet me punimet do të vendosen shenjat përkatëse për ndalimin e qarkullimit nëpër urë dhe do të  mirren të gjitha masat e duhura të sigurisë.

 Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për zhvillimet në Komunën e Mitrovicës, zgjedhjet e fundit lokale dhe sigurinë.

Nënkryetari Mujka dhe kolonel Fischer, janë shprehur të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në mes institucioneve lokale  të Mitrovicës dhe paqeruajtësve të KFOR-it në Kosovë.

Mujka ka falënderuar KFOR-in, të cilët përveç sigurisë po angazhohen edhe në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme për të lehtësuar jetën e qytetarëve

Koloneli Fischer, shprehu përkushtimin për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e që është edhe mision i KFOR-it në Kosovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test