Goditet një këmbësore në Mitrovicë

Mitrovica

Goditet një këmbësore në Mitrovicë

Nga: Bota sot Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë është goditur me veturë një këmbësore.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. Sami Gashi, Mitrovicë 31.12.2017 - 09:30. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat