Policia po heton mbishkrimet serbe në muret e shqiptarit në Mitrovicë - Bota Sot
Policia po heton mbishkrimet serbe në muret e shqiptarit në Mitrovicë

Mitrovica

E enjte, 22 shkurt 2018

Policia po heton mbishkrimet serbe në muret e shqiptarit në Mitrovicë

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në ditën e fundit të vitit 2017-të, në muret e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë, janë hasur mbishkrime të gjuhës serbe, me motive provokuese.

Në mbishkrime figuronin mesazhe serbe ”Kosova është Serbi” ndërsa po ashtu qëndronte dhe figura e kryqit me 4S që nënkupton mesazhin (Vetëm uniteti shpëton Serbinë).

Shkodran Sejdijaj, pronari i shtëpisë ku dhe janë hasur mbishkrimet, ka thënë se kjo është edhe një tjetër provokim i radhës që u bëhet shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Besim Hoti, Zëdhënës i policisë për rajonin e Veriut, ndërsa ka thënë se provokime të tilla ka nga të dyja palët.

Ai ka shtuar se këto raste vazhdojnë të hetohen në bazë të rrethanave se si ka ardhur deri tek një vepër e tillë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test