Sindikalistët e Minierës së Stantërgut përgëzuan kryetarin Bahtiri me rastin e rizgjedhjes në krye të Komunës

Mitrovica

Sindikalistët e Minierës së Stantërgut përgëzuan kryetarin Bahtiri me rastin e rizgjedhjes në krye të Komunës

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 18:04
Pamje nga takimi

Drejtuesi të Sindikatës së Pavarut të Minatorëve të Minierës së Stantërgut janë pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast e përgëzuan për fitoren e arritur në zgjedhjet e fundit lokale për të drejtuar Komunën e Mitrovicës edhe në periodën e ardhshme katërvjeçare.

Kryesindikalisti i Minierës, Shyqyri Sadiku dhe bashkëpunëtorët e tij, vlerësuan lartë interesimin  e kryetarit Bahtiri për minatorët e  Stantërgut, duke e falënderuar njëkohësisht për mbështetjen e pakursyer që ju ka dhënë minatorëve dhe sindikatës që prej kur është zgjedhur kryetar komune.

“Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi pas me drejtuesit e Komunës në krye me juve. Mbështetja e juaj nuk na ka munguar asnjëherë. Ju falënderojmë shumë për interesimin që keni treguar për punëtorët dhe Minierën, duke ngritur zërin lartë për konsolidimin e saj dhe aprovimin e ligjit për Minierën. Jemi të bindur se edhe në të ardhmen do të kemi mbështetjen tuaj të fuqishme për zgjidhjen e problemeve tona dhe të Minierës në përgjithësi”, i thanë kryetarit Bahtiri minatorët.

Kryetari Bahtiri falënderoi  minatorët për vizitën që i bënë, duke vlerësuar njëkohësisht  lartë kontributin e minatorëve për zhvillimin e ruajtjen e Minierës, por edhe për çështjen kombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.

“Ju të dashur minatorë me punën e tuaj të palodhshme e zhvilluat Trepçën, Mitrovicën dhe Kosovën në përgjithësi, si dhe e bëtë atë të njohur në botë, prandaj unë si kryetar komune, por para së gjithash si bashkëqytetarë i juaj,  ndjej respekt të veçantë për minatorët dhe sakrificën që bëtë në të gjitha etapat e zhvillimit. Interesimi im për juve dhe minierën nuk do të mungoj asnjëherë. Do të mundohem që të ju mbështes maksimalisht për realizimin e interesave tauja, që janë njëkohësisht edhe interesa të qytetarëve të Mitrovicës dhe të vendit”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Gjatë takimit, kryetari Bahtiri dhe kryetari i sindikalistët biseduan edhe për problemet aktuale të Trepçës, me ç’rast u sërish u tha se këtij gjiganti të vendit shumë shpejtë do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat