Hapet ‘Panairi Dimëror’ në Mitrovicë

Mitrovica

Hapet ‘Panairi Dimëror’ në Mitrovicë

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
Panairi Dimëror

Mbi 40 biznese vendore nga tetë komuna serbe në Kosovë, prej industrisë së ushqimit e deri tek artizanalet dhe punimet artistike, kanë promovuar produktet e tyre sot gjatë ceremonisë së hapjes të ‘Panairit Dimëror 2017’ në Mitrovicë.

Në këtë manifestim u tha se kjo është një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese dhe bizneseve të reja në promovimin e produkteve, avancimin e nismave të tyre për komunikim e marketing, si dhe lehtësimin e takimeve biznes me biznes.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka potencuar se këto biznese me veprimtarinë e tyre pa dyshim se zhvillojnë dhe forcojnë ekonominë nëpër komunat e tyre.

Rakiq: Ky manifestim dëshmon sa janë të forta ndërmarrjet private

 “Ky manifestim vetëm sa dëshmon se sa po zhvillohen Ndërmarrjet private dhe sa njerëz vazhdojnë të punojnë në zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë nëpër komunat e tyre”, ka thënë mes tjerash Rakiq. 

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Miha Pezelj, u shpreh i lumtur që ndodhet sot në këtë manifestim, duke thënë se BE-ja vazhdon të përkrahë zhvillimin e këtyre bizneseve, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohen ato. Sipas tij, është mirë kur bizneset avansojnë duke zhvilluar produktet e tyre, por edhe ekonominë në përgjithësi.

Pezelj: Dëshiroj të shoh të gjitha bizneset që janë duke avancuar

“Ngjarjet si kjo sot promovojnë bizneset dhe zhvillimin e produkteve të tyre…Më vjen mirë që shoh interesim kaq të madh të këtyre bizneseve, që janë gjithsej 40 biznese të cilat janë këtu për të promovuar produktet e tyre…Disa prej këtyre bizneseve kanë qenë të përkrahura në të kaluarën nga BE-ja, dhe jam i lumtur që i shoh sot këtu që kanë përparuar…Dëshiroj të shoh të gjitha bizneset që janë duke avancuar duke zhvilluar produktet e tyre, si dhe ekonominë në përgjithësi”, theksoi Pezelj.

Ndryshe, kjo ngjarje tashmë tradicionale që do të zgjasë tre ditë rresht, ofroi edhe mundësi argëtimi, përfshirë muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë e pjes ë tjera artistike, ndërsa u organizua nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) në kuadër të projektit të financuar të BE-së “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal”, që administrohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat