Qytetarët e Mitrovicës pa rrymë dhe ujë

Mitrovica

Qytetarët e Mitrovicës pa rrymë dhe ujë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Pjesa dërmuese e qytetit të Mitrovicës po përballen me mungesë të energjisë elektrike nga e mërkura, ndërkaq pasojë e mungesës së energjisë mungon edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se ekipet janë në terren ku pritet sanimi i prishjeve.

“Ka prishje në tensionin e lartë 35 KV. Ekipet janë duke e rregulluar prishjen. Linja e cila shkon nga qyteti i Vushtrrisë ka prishje ku një pjesë e Mitrovicës është pa energji elektrike. Jemi duke shkuar me reduktime alternative. Kjo çështje do të zgjidhet sot rreth orës 13:00”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa, zëdhënësi i Ujësjellësit Regjional të Mitrovicës, Niman Baliu, tha se qytetarët do të furnizohen me ujë nga momenti që të rikthehet energjia elektrike në qytet.

“Si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të fabrikës se ujit të pijes në Shipol, është ndërprerë prodhimi i ujit. Në momentin që KEDS të rikthej furnizimin me energji elektrike, ujësjellësi do të filloj furnizimin me ujë të pijes”, ka thënë Baliu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat