Përfundon pothuajse numërimi, rezultat i ngushtë mes dy kandidatëve në Mitrovicë

Mitrovica

Përfundon pothuajse numërimi, rezultat i ngushtë mes dy kandidatëve në Mitrovicë

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 09:24
Agim Bahtiri dhe Valdete Idrizi

Numërimi i 99 për qind të votave në Mitrovicë ka sjellë një rezultat të ngushtë mes PDK-së së udhëhequr nga Valdete Idrizi me 29.56 për qind të votave dhe Aleancës Kosova e Re e udhëhequr nga Agim Bahtirit me 27.10 për qind të votave, duke i quar këto të dyja në balotazh.

Më pas vije Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Safer Kamberi me 21.69 për qind, më pas Vetëvendosje e udhëhequr nga Fehmi Ferati me 15.68 për qind të votave.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat