Zotimet e Fehmi Feratit për Mitrovicën

Mitrovica

Zotimet e Fehmi Feratit për Mitrovicën

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 20:44
Fehmi Ferati

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës Fehmi Ferati paraqiti planin e tij për mandatin e ardhshëm

Detyrë e parë e tij është reformimi i kuvendit komunal dhe strukturës së brendshme, pasi të gjitha problemet e Mitrovicës janë si pasojë e qeverisjes 15 vjeçare pa ndryshime.

Plani i tij parasheh ndërmarrjen e 10 masave, duke përfshirë një komunë që dëgjon qytetarin, lagjet e fshatrat zgjedhin vetë investimet kapitale si dhe takimet me qytetarët çdo 60 ditë.

Depolitizimi i arsimit është një çështje kyçe për Feratin, subvencione për fëmijët si dhe transparencë totale tek prindërit ku këta të fundit do të mund të kontrollojnë çdo punësim të mësimdhënësve si dhe drejtorëve. Tek kultura do të rivlerësohen subvencionet, pasi u është bërë padrejtësi nga klientelizmi i partive, kjo vlen edhe për sportin.

Qeveria e Vetëvendosjes është një koncept i qeverisjes me të rinjtë e për të rinjtë, ka përfunduar kandidati i Vetëvendosjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat